FAQ | KosovaMarket
Dërgesa 100% të sigurta, kudo në Kosovë
KOSOVAMARKET
MEMBERSHIP
Kyçuni ose hapni llogari
(është 100% falas) dhe përfitoni:
Proces më i më i shpejtë i blerjes
Qasje më e shpejtë në oferta dhe njoftime
Përvojë më e sigurt dhe më e organizuar
Keni harruar fjalëkalimin?
Google Regjistrohu / Kyçu me Google
Nuk keni një llogari? Regjistrohu

Pyetjet më të shpeshta

Gjej përgjigje shpejt. Nëse nuk e gjen, na shkruaj.

Të përgjithshme

Çfarë është KosovaMarket?
KosovaMarket është një marketplace ku çdo përdorues mund të postojë shpallje për shitje/blerje/qira/dhurim dhe të gjejë produkte nga gjithë Kosova. Platforma nuk ndërmjetëson pagesa; marrëveshja bëhet mes blerësit dhe shitësit.
A është KosovaMarket falas?
Po. Postimi i shpalljeve është falas. Mund të zgjedhësh edhe opsione promocioni me pagesë (sponzorizim).
Kush mban përgjegjësi për transaksionin?
Shitësi dhe blerësi. KosovaMarket ofron platformën dhe ndihmon me dukshmëri, por nuk garanton produktet/as pagesat.
A ka kufizim në numrin e shpalljeve që mund të postoj?
Jo. Mund të postosh pa kufi shpallje, për sa kohë që ato janë në përputhje me rregullat e platformës.

Postimi i shpalljes

Si të postoj një shpallje?
Kliko “+ Shto shpallje të re”, zgjidh kategorinë dhe plotëso titullin, përshkrimin, çmimin (ose zgjidh “Dhuratë”), qytetin dhe fotot. Ruaj dhe publiko.
Kur shfaqet shpallja ime?
Sapo të aprovohet nga sistemi/ekipi, shfaqet menjëherë kudo në sajt.
Si ta shënoj shpalljen si “Dhuratë (Falas)”?
Te formulari zgjidh llojin “Dhuratë”. Çmimi fshihet dhe në kartë shfaqet “FALAS”.
A mund të vendos çmim me zbritje?
Po. Shto “Çmimin me zbritje” përveç çmimit origjinal—pasi të postoni shpalljen mund ta editoni dhe te prisni për aprovimin pasi që çdo shpallje postohet me çmimin fillestar në fillim.
Si ta aktivizoj “Ofroj dërgesë me postë”?
Gjatë shtimit/editimit shëno opsionin e dërgesës nëse ofron dërgim me postë.
Sa kohë zgjat publikimi i një shpalljeje para se të skadojë?
Një shpallje qëndron aktive 30 ditë nga momenti i aprovimit. Pas kësaj kohe keni 3 ditë kohë ku mund ta ripostoni prapë.
A mund ta modifikoj një shpallje pas publikimit?
Po. Përdor opsionin “Ndrysho” për të përditësuar shpalljen. Pas ruajtjes, ndryshimet kalojnë në verifikim nga ekipi ynë.

Ndërkohë që ndryshimet janë në shqyrtim, shpallja ekzistuese mbetet aktive dhe e dukshme për vizitorët. Versioni i ri bëhet publik vetëm pasi të miratohet, duke zëvendësuar shpalljen e mëparshme.

Foto & përmbajtje

Çfarë formatesh pranohen për foto?
JPG, PNG dhe WebP. Rekomandojmë foto me dritë natyrale dhe rezolucion të qartë.
Pse fotot nuk po ngarkohen?
Kontrollo madhësinë e skedarit dhe stabilitetin e internetit.
Si t’i rendis fotot në shpallje?
Rendisni fotot duke i tërhequr (drag&drop) – fotoja e parë do të jetë imazhi kryesor i shpalljes.

Dërgesa & Siguria

Si funksionon opsioni “Ofroj dërgesë me postë”?
Shitësi mund të aktivizojë këtë opsion gjatë plotësimit të të dhënave të shpalljes. Blerësi më pas sheh që produkti mund të dërgohet përmes postës. KosovaMarket nuk ndërmjetëson procesin e dërgesës.
A ofron KosovaMarket shërbim dërgese?
Jo. Platforma vetëm ofron mundësinë që shitësi të shënojë nëse ofron apo jo dërgesë me postë.
Çfarë bëj nëse dyshoj për mashtrim?
Përdor butonin “Raporto” dhe zgjidh arsyen e raportimit. Ekipi ynë i moderimit do ta verifikojë rastin dhe do të marrë masat e duhura.

Menaxhimi i shpalljeve

Si të ndryshoj ose fshij një shpallje?
Shko te “Shpalljet e mia”, zgjidh shpalljen dhe përdor opsionet “Ndysho” ose “Fshi”. Disa ndryshime mund të kalojnë verifikim të ri.
Çfarë ndodh kur shpallja skadon?
Do të shfaqet butoni “Riposto” te “Shpalljet e mia”, që ta aktivizosh sërish. Pas 1 muaji ka edhe 3 ditë shtesë që ta ripostosh shpalljen përmes butonit.
Pse shpallja ime nuk del në krye?
KosovaMarket përdor një algoritëm të brendshëm renditjeje (feed score) për të garantuar që shpalljet më relevante dhe të vlefshme shfaqen të parat. Ky sistem inteligjent kombinon disa faktorë kryesorë:

Koha e publikimit – shpalljet e reja marrin prioritet në mënyrë që të mos humbasin dukshmërinë.

Aktiviteti i përdoruesve – klikimet, shikimet, ruajtjet (wishlist) dhe ndërveprimet tjera rrisin renditjen e shpalljes.

Sponsorizimi – shpalljet e promovuara nga vetë përdoruesit marrin pozicion të lartë në listim.

Ky mekanizëm siguron një ekuilibër dinamik mes shpalljeve të reja, atyre më të kërkuara dhe shpalljeve të sponsorizuara, duke ofruar një përvojë moderne e të drejtë për të gjithë.
A mund ta fshij përfundimisht një shpallje?
Po. Nga opsioni “Fshi”, shpallja hiqet përgjithmonë nga platforma dhe nuk mund të rikthehet.
A marr njoftim kur shpallja ime aprovohet ose refuzohet?
Po. Pasi të dorëzosh një shpallje, ajo kalon në verifikim nga ekipi ynë. Rezultati i verifikimit shfaqet vetëm përmes njoftimeve brenda platformës:

Nëse aprovohet, do të marrësh njoftim që shpallja është publikuar dhe ajo bëhet e dukshme menjëherë për të gjithë vizitorët.
Nëse refuzohet, do të marrësh njoftim që shpallja nuk është pranuar. Nuk dërgohet email dhe nuk jepet arsye specifike për refuzimin.

Ky sistem i thjeshtuar siguron që përdoruesit të informohen drejtpërdrejt për statusin e shpalljeve të tyre pa pasur nevojë për komunikim shtesë me email.

Kërkimi & filtrimi

Si filtroj shpalljet sipas kategorisë ose qytetit?
Përdor filtrat në krye të faqes. Rezultatet përditësohen menjëherë, pa rifreskim të plotë të faqes.
Si të shoh më shumë shpallje?
Kliko “Shiko më shumë” për të ngarkuar shpallje shtesë.

Made in Kosova & KosovaMarket Ndihmon

Si të shënoj produktin si “Made in Kosova”?
Në formular aktivizo opsionin përkatës. Në shpallje do të shfaqet badge i veçantë.
Çfarë është “KosovaMarket Ndihmon”?
Një seksion për shpallje dhurimi ose ndihme për njerëzit në nevojë. Postimi aty është falas.

Kërkesa për produkt

S’e gjej dot produktin – çfarë bëj?
Hap menunë “Kërko Produkt”, përshkruaj qartë çfarë kërkon dhe dërgo. Kërkesa kalon fillimisht në aprovim nga KosovaMarket dhe më pas shpërndahet te të gjithë shitësit në marketplace. Nëse ndonjëri prej tyre e ka produktin e përafërt, ai mund të të kontaktojë drejtpërdrejt.

Ndërveprimet Sociale

Si funksionon Lista e dëshirave?
Kliko ikonën e zemrës dhe shpallja ruhet te “Lista e dëshirave”. Edhe si vizitor, shpalljet ruhen përkohësisht në pajisjen tënde.
A humbasin shpalljet e ruajtura pa llogari?
Po, nëse ndryshon pajisje ose fshin cookies. Për ruajtje afatgjatë, llogaria është e domosdoshme.
Pse s’mund të pëlqej pa hyrë?
Pëlqimet vlejnë vetëm për përdorues të loguar. Çdo përdorues mund të pëlqejë një shpallje vetëm një herë.
Si të ndjek një shitës?
Kliko “Follow” te profili i shitësit ose në faqen e shpalljes. Do të marrësh njoftime sa herë ai/ajo poston diçka të re.
Cili është dallimi mes Wishlist (zemra) dhe Likes (pëlqime)?
Wishlist përdoret për të ruajtur shpalljet që dëshiron t’i rishikosh më vonë. Likes tregojnë vlerësim publik për një shpallje dhe janë të dukshme për të gjithë vizitorët.
A mund ta pëlqej një shpallje disa herë?
Jo. Çdo përdorues mund ta pëlqejë një shpallje vetëm një herë. Pëlqimi mund të hiqet ose të rikthehet sipas dëshirës.
Çfarë ndodh kur ndjek një shitës?
Kur ndjek një shitës, do të marrësh njoftime sa herë ai publikon një shpallje të re. Kjo të ndihmon të qëndrosh i përditësuar me produktet që ofron.
A mund ta shoh listën e shitësve që ndjek?
Po. Në menunë “Ndjekjet e mia” shfaqet lista e plotë e shitësve që ke ndjekur. Prej aty mund të menaxhosh edhe ndjekjet.
Si funksionojnë njoftimet dhe si fshihen ato?
Njoftimet shfaqen sa herë që ndodh një veprim i rëndësishëm në llogarinë tënde. Disa shembuj tipikë:

Një shitës që e ndjek publikon një shpallje të re.
Një nga shpalljet në Listën tënde të dëshirave ndryshon çmim.
KosovaMarket aprovon apo refuzon shpalljen tuaj.
3 ditë para se të përfundoj shpallja njoftoheni në mënyrë automatike.

Pasi të klikosh mbi një njoftim, ai shënohet automatikisht si i lexuar. Njoftimet nuk fshihen menjëherë; ato ruhen në historikun tënd dhe mund t’i rishikosh në çdo kohë.

Kontaktimi & siguria

Si kontaktoj shitësin?
Përdor butonat e dedikuar për telefon, WhatsApp ose Viber në faqen e shpalljes.
Si të veproj për një blerje të sigurt?
Mos bëj pagesa paraprake, tako shitësin në vende publike dhe kontrollo produktin para pagesës. Ruaj gjithmonë provat e komunikimit.

Telegram

A keni grup zyrtar në Telegram?
Po. Në grup publikohen automatikisht shpalljet e reja. Anëtarët e marrin informacionin më herët se të tjerët në kohë reale.
Si t’i bashkohem grupit?
Gjej linkun zyrtar në Ballinë dhe bëhu pjesë me një klik.
Çfarë përfitoj duke u bashkuar në grupin Telegram?
Duke u bashkuar në grupin zyrtar Telegram, do të marrësh njoftime për shpalljet më të reja në kohë reale dhe do të informohesh më shpejt se përdoruesit e tjerë.

Çdo shpallje që publikohet në platformë dërgohet automatikisht edhe në grup përmes një procesi të dedikuar, i cili ekzekutohet vazhdimisht dhe pa ndërhyrje manuale.
Kjo do të thotë se anëtarët e grupit janë gjithmonë të parët që informohen për shpallje të reja dhe oferta të fundit.
A mund të postoj unë shpallje në grupin në Telegram?
Jo. Postimet në grup bëhen automatikisht vetëm nga platforma.

Llogaria & Privatësia

Si ta verifikoj email-in?
Pas regjistrimit, do të marrësh një email me kod verifikimi. Shkruaje kodin në faqen e verifikimit për të aktivizuar llogarinë tënde. Nëse nuk e gjen email-in, kontrollo “Spam/Promotions” ose kërko ri-dërgim.
Si ta rikuperoj fjalëkalimin?
Kliko “Keni harruar fjalëkalimin?” në faqen e hyrjes. Do të marrësh një email me link. Kliko linkun dhe në faqen që të hapet vendos një fjalëkalim të ri.
Si ta ndryshoj emrin, email-in ose fjalëkalimin tim?
Shko te “Të dhënat personale” dhe plotëso fushat që dëshiron t'i ndryshosh dhe pastaj kliko Ruaj. Email nuk mund të ndryshohet!
A përdoren të dhënat e mia personale për reklama?
Jo. Të dhënat e tua personale nuk përdoren kurrë për reklama të palëve të treta. Ato shfrytëzohen vetëm për funksionalitetin bazë të platformës, si:

Hapja dhe menaxhimi i llogarisë,
Verifikimi i email-it dhe siguria e hyrjes,
Njoftimet për shpalljet, ndjekësit dhe ndryshimet në listën e dëshirave,
Ofrimi i një përvoje të personalizuar brenda KosovaMarket.

Ne nuk i shesim dhe nuk i shpërndajmë të dhënat e tua tek palë të jashtme. Çdo përdorim bëhet vetëm për qëllimin për të cilin ti ke dhënë pëlqimin dhe gjithmonë në përputhje me politikat tona të privatësisë.

Sponsorizimet & Reklamat

Çfarë është një shpallje e sponsorizuar?
Një shpallje e sponsorizuar është një shpallje e paguar që merr më shumë shikueshmëri dhe renditet në krye në faqen kryesore. Ajo shënohet me etiketën “Sponsorizuar” për transparencë ndaj përdoruesve.
Sa kohë zgjat sponsorizimi i një shpalljeje?
Kohëzgjatja e sponsorizimit përcaktohet gjatë aplikimit nga shitësi. Pas përfundimit të periudhës, shpallja mbetet aktive si shpallje standarde.
Çfarë janë reklamat (Ad Banners)?
Reklamat janë hapësira promocionale vizuale (banerë) që shfaqen në pozicione të ndryshme të faqes (homepage, faqet e shpalljeve, popup etj.). Ato përdoren nga biznese ose individë për të promovuar produkte, shërbime ose brende.
Çfarë janë Sponsored Stories?
Sponsored Stories janë storie promocionale që shfaqen brenda rrjedhës së storieve organike. Ato shpërndahen në mënyrë të balancuar dhe respektojnë kufizimet ditore për të shmangur tej-ekspozimin.

Story

Çfarë janë storiet në KosovaMarket?
Storiet janë përmbajtje të shkurtra vizuale (foto ose video) që përdoruesit publikojnë për të promovuar shpalljet ose bizneset e tyre. Ato shfaqen në story të profilit dhe ofrojnë ndërveprim të shpejtë me audiencën.
Sa kohë qëndron një story aktiv?
Një story mbetet aktiv për 24 orë nga momenti i publikimit dhe më pas hiqet automatikisht.
A shfaqen storiet edhe për vizitorët pa llogari?
Jo. Storiet janë të dukshme vetëm për përdoruesit e regjistruar dhe të kyçur në platformë.
Si mund ta raportoj një story?
Kliko tri pikat lartë në anën e djathtë të story dhe kliko raporto, zgjidh arsyen dhe dërgo raportin. Ekipi ynë i moderimit e shqyrton menjëherë.
A mund ta shoh kush i ka parë storiet e mia?
Jo. Përdoruesi që ka publikuar një story mund të shohë vetëm numrin total te përdoruesve që kanë parë atë story.

Shpalljet e Specializuara

Si të postoj një veturë?
Gjatë mbushjes së të dhënave të shpalljes, zgjidh kategorinë “Vetura”. Do të hapen fushat shtesë ku duhet të shënosh vitin e prodhimit, kilometrat, llojin e karburantit, transmisionin dhe prodhuesin.
Si të postoj një banesë apo shtëpi?
Gjatë mbushjes së të dhënave të shpalljes, zgjidh kategorinë “Patundshmëri” dhe nënkategorinë “Banesa” ose “Shtëpi”. Do të kërkohen detaje si sipërfaqja, numri i dhomave, numri i banjove, orientimi dhe dokumenti pronësor.

Statusi i Shitësit

Çfarë do të thotë kur një shitës është Online, Away ose Offline?
Online: Shitësi ka qenë aktiv në 5 minutat e fundit.
Away: Shitësi ka qenë aktiv 5–120 minuta më parë.
Offline: Shitësi nuk ka pasur aktivitet për më shumë se 2 orë.
Sa shpesh përditësohet statusi i aktivitetit?
Statusi i shitësit përditësohet automatikisht bazuar në kohën e fundit kur ai ka qenë aktiv në platformë.

Raportime & Moderim

Si të raportoj një shpallje abuzive ose mashtruese?
Kliko butonin “Raporto” dhe zgjidh arsyen e raportimit. Ekipi i moderimit shqyrton çdo rast dhe merr masat e nevojshme.
Si të raportoj një storie abuzive ose mashtruese?
Kliko butonin “Raporto” i cili gjindet pasi klikon tri pikat vertikale dhe zgjidh arsyen e raportimit. Ekipi i moderimit shqyrton çdo rast dhe merr masat e nevojshme.
Çfarë ndodh pas raportimit tim?
Raportimi kalon në shqyrtim nga ekipi i sigurisë. Nëse konfirmohet shkelja, shpallja ose llogaria përkatëse mund të pezullohet ose të hiqet nga platforma.
Çfarë ndodh nëse abuzoj me butonin “Raporto”?
Raportimet false të përsëritura mund të çojnë në kufizim ose pezullim të llogarisë suaj.

Termat & Siguria Ligjore

A garanton KosovaMarket që çdo shpallje është e vërtetë?
Jo. Ne aplikojmë sisteme verifikimi dhe moderimi, por përgjegjësia për korrektësinë e informacionit mbetet tek shitësi.
Çfarë ndodh me shpalljet që shkelin rregullat?
Shpalljet që shkelin Kushtet e Përdorimit hiqen automatikisht ose pas raportimit. Në raste të përsëritura, llogaria e shitësit mund të pezullohet përfundimisht.